Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“I shpreh urimet e mia Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai theksoi se proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, “çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë”.

“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, shtoi.