Refuzimi për caktimin e një Sekretari me mandat të plotë ligjor sipas procedurave po vazhdon të shkaktojë kokëçarje në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani. Kjo e fundit, është bërë pjesë e një shkeljeje ligjore që po vazhdon të ndodh tash më shumë se një vit aty. I emëruar më 16 dhjetor 2020 si Ushtrues Detyre i Sekretarit, Fehmi Mehmeti që nga shtatori i vitit të kaluar po vazhdon ta mbajë kundërligjshëm pozitën. Për pasojë, janë anuluar edhe dy konkurse tjera në ZPRK duke e çuar në tre numrin total të shpalljeve të anuluara brenda një kohe të shkurtër shkaku i arsyes së njëjtë.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar edhe konkurset për “Udhëheqës të Divizionit për Marrëdhënie me Publikun” si dhe konkursin për “Drejtor të Departamentit për Buxhet dhe Financa” në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani. Kjo për shkakun se aprovimin për nisjen e procedurës rekrutuese e dha Fehmi Mehmeti, Sekretar në Presidencë, që po qëndron aty kundërligjshëm nga shtatori i vitit 2024. Kjo është konstatuar tanimë me tri vendime të KPMSHC-së.

“Duke qenë se sipas dispozitave të cekura më lartë një pozitë drejtuese nuk mund të mbahej me ushtrues detyrë më gjatë se një vit, atëherë më datë 25.09.2024, ka kaluar afati prej një viti (1) i ushtruesit të detyrës së pozitës së Sekretarit të Zyrës së Presidentes, kështu që në kuadër të kësaj Kolegji i Këshillit, konstaton se çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i/e detyrës, pas kalimit të afatit prej një viti është i paligjshëm, atëherë në këtë kontekst aprovimi i shpalljes së konkursit i dhënë përmes shkresës së datës 07.04.2025, si dhe nxjerrja e Vendimit Nr.02/11-718-01/25 të datës 03.06.2025 për themelimin e Komisionit të Pranimit, janë të akte të paligjshme sepse janë aprovuar respektivisht nxjerr nga zyrtari në cilësi të ushtruesit të detyrës Sekretarit të Zyrës së Presidentes, pozitë kjo që është ushtruar në mënyrë të kundërligjshme nga data 25.09.2024 e deri në aprovimin e shpalljes”, konstatoi KPMSHC, për të tretën herë.

DOKUMENT:

VOX Kosova raportoi para pak ditësh edhe për një konkurs tjetër të anuluar shkaku i “zaptimit” të pozitës së Sekretarit.

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka një rol kyç në përzgjedhjen e Sekretarit të ri, mirëpo deri tash, pa ndonjë arsye nuk ka ndërmarrë ndonjë lëvizje. Sipas Ligjit për Presidentin, pas shpalljes së konkursi sipas Ligjit mbi Shërbimin Civil, Vjosa Osmani do të duhej të ishte dashur të formonte Komisionin Përzgjedhës e më pas ta emëronte sekretarin e ri bazuar në propozimet e Komisionit. Por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur dhe s’ka ndonjë arsye për këtë.

DOKUMENT: