KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

Të dy këta - ku njëri si prokuror përpiloi dhe ngriti një aktakuzë që e portretizonte UÇK-në si ndërmarrje kriminale, dhe tjetri si gjyqtar e konfirmoi atë duke lëshuar urdhër-arreste, sot po përballen me sanksione, kufizime dhe hetime nga SHBA-ve.

Një aktakuzë e Jack Smith dhe një nënshkrim i saj nga Nicolas Guillou peshojnë ende rëndë mbi historinë e luftës së Kosovës për liri dhe jetën e katër figurave kryesore të saj: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një proces ky i drejtësisë – i cili që nga fillimi u përcoll me akuza për devijime juridike dhe qasje politike.

Por, karma me gjasë ekziston.

Të dy këta – ku njëri si prokuror përpiloi dhe ngriti një aktakuzë që e portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si ndërmarrje kriminale, dhe tjetri si gjyqtar e konfirmoi atë duke lëshuar urdhër-arreste, sot po përballen me sanksione, kufizime dhe hetime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për dallim nga Haga – ku veprimet e tyre kanë kaluar pa mbikëqyrje dhe pa pasoja, në SHBA po ndodh e kundërta: në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve, po ndëshkohet përdorimi i drejtësisë – si armë për të goditur politikisht.

Jack Smith ishte prokurori që në vitin 2020 ishte i gatshëm të merrte përsipër ngritjen e një aktakuze të re, më raste të vjetra e të gjykuara, por kësaj herë me qëllimin që ta paraqiste UÇK-në në tërësi si kriminale dhe që do të devijonte narrativen historike të luftës së Kosovës për liri.

Ai këtë dokument e përpiloi, ndër të tjera, edhe me prova të ardhura nga Serbia.

Smith u përfshi në ngjarje politike përmes drejtësisë, si në rastin kur lëshoi njoftimin për aktakuzë pikërisht në kohën kur Hashim Thaçi po udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje që e priste në tavolinën e Presidentit Donald Trump.

Ai drejtoi për katër vjet Zyrën e Prokurorisë, gjatë së cilës periudhë ka akuza se bashkëpunoi me ndërmjetësues të lidhur me Shërbimin Sekret Serb për të siguruar dëshmitarë të rremë kundër krerëve të UÇK-së.

Nicolas Guillou, në anën tjetër, si gjyqtar paraprak që nënshkroi urdhër-arrestet për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, miratonte gjithçka që kërkonte Zyra e Jack Smith-it dhe kundërshtonte pothuajse gjithçka që kërkonte mbrojtja.

Ai konfirmoi një aktakuzë të mbushur me prova të kontestuara dhe të papërfunduara plotësisht për gjykim, duke lejuar kështu mbajtjen në paraburgim të gjatë të krerëve të UÇK-së pa nisur procesi gjyqësor.

Refuzoi disa herë mbrojtjen në liri dhe urdhëroi përgjime në qendrën e paraburgimit ku mbahen krerët e UÇK-së.

Kjo histori e tyre në Gjykatën Speciale u shpërblye për një periudhë të shkurtër.  

Smith u emërua prokuror special për të hetuar në kohën e zgjedhjeve në vitin 2024 Donald Trump-in lidhur me përpjekjet për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa Guillou u emërua gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë. Në skenë si fitimtar u rikthye Donald Trump. Dhe, bashkë me të – edhe luftimi i padrejtësive dhe përndjekjeve politike.

Sot, puna e Jack Smith në Shtetet e Bashkuara është vënë nën hetim të vazhdueshëm nga Byroja Federale e Hetimeve. Gjetjet tregojnë për veprime të ngjashme me ato që ai kishte kryer në Hagë. Ai akuzohet se e përdori drejtësinë si mjet politik për ta larguar Donald Trump-in nga gara presidenciale, përfshirë përgjimin e bisedave private të senatorëve dhe zyrtarëve të tjerë republikanë, si dhe pagesa deri në 20 mijë dollarë për informatorë të dyshimtë.

Smith është thirrur të dëshmojë në Komitetin e Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një pjesë e stafit të Departamentit të Drejtësisë që kishte punuar me të është shkarkuar nga detyra. Trump dhe figura të tjera republikane e quajnë Smith-in të çmendur dhe kërkojnë që ai të përfundojë në burg për veprimet e tij.

Për Guillou-n, ndonëse ai vazhdon të jetë ende gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, jeta e përditshme është shndërruar në ankth. Në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, Guillou ka përshkruar në detaje vështirësitë e mëdha që po përjeton si pasojë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të.

Atij i janë bllokuar transaksionet bankare me të gjithë ata që operojnë me dollarë, për më tepër që sistemet kryesore të pagesave janë amerikane, si Mastercard dhe Visa. I janë mbyllur llogaritë në Amazon, Airbnb dhe PayPal, ndërsa shpeshherë i anulohen edhe rezervimet e hoteleve.

“Të jesh nën sanksione është si të të kthejnë në vitet e ‘90-ta”, thoshte ai për gazetën prestigjioze franceze.

Rasti i Jack Smith dhe Nicolas Guillou tregon se një abuzim ekstrem me pushtetin, duke përndjekur politikisht e duke kufizuar lirinë e të tjerëve jashtë normave të pranueshme, nuk është e mundur të kalojë pa pasoja – kur funksionon mbikëqyrja dhe llogaridhënia.

Pse kjo nuk ndodh edhe në Hagë?

LAJME

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

IA RENDIT SHKELJET Avokati i popullit letër Trendafilovës: Pranim i provave nga Serbia, shqetësim serioz ligjor

GJYQI I REZERVAVE Seanca fillestare për Rozeta Hajdarin dhe të tjerët

FAKT YOU

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

SHEF VUÇIÇIN Ministri që e takuan Kusari – Lila e Fitore Pacolli mohonte Masakrën e Reçakut, lobonte fuqishëm kundër Kosovës

KRAHPËRKRAH ME FASHIZMIN SERB Çka është kjo patologji e Mimoza Kusarit ndaj fashistëve serbë?

DHOMA SPECIALE

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

DREJT FUNDIT Nga 9 deri më 18 shkurt, deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani