SHEF VUÇIÇIN Ministri që e takuan Kusari – Lila e Fitore Pacolli mohonte Masakrën e Reçakut, lobonte fuqishëm kundër Kosovës

I njëjti, i përket Partisë Progresiste, të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Prapa Fitore Pacollit të Vetëvendosjes e në mes të politikanëve të tjerë kosovarë në takimin sekret në Solothurnit të Zvicrës ishte edhe ministri serb i Integrimeve Evropiane, Nemanja Staroviç.

I njëjti, i përket Partisë Progresiste, të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndër vite, dikur si Sekretar i Ministrisë së Jashtme në Beograd, e më pas edhe si pjesë direkte e kabinetit qeveritar, ishte fuqishëm aktiv në fushatën e egër serbe kundër Kosovës.

Staroviç është mohues i Masakrës së Reçakut. Në një deklaratë të dhënë në vitin 2023, ai thoshte se viktimat civile të ngjarjes së 15 janarit të 1999-ës, që tronditi opinionin ndërkombëtar, “kanë qenë njerëz të armatosur, dhe se nuk bëhet fjalë për ekzekutime nga forcat serbe”.

I përbetuar t’a dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, Staroviç është në angazhim aktiv në propagandën dhe lobimin serb për çnjohjet e Pavarësisë.

Pesë ditë pas sulmit në Banjska e një muaj e gjysmë para se të takohej me Mimoza Kusarin, Fitore Pacollin e të tjerët  – sulmin terrorist në veri, ai e quante “krim” por nga ana e shqiptarëve kundër serbëve, duke iu referuar terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës.

Dy pjesëmarrëset nga pushteti në takimin me Staroviçin, Mimoza Kusari Lila dhe Fitore Pacolli, thanë se mbrojtën qëndrimin e Qeverisë së Kosovës aty. Ndryshe, nga siç thotë dokumenti i siguruar nga VOX Kosova me konkluzionet nga takimi, i cili thotë se pjesëmarrësit ishin të pajtimit se Njësitë Speciale mund të tërhiqen nga veriu.

“Kishte marrëveshje që njësitë speciale mund të tërhiqen kur situata e sigurisë të stabilizohej, por kishte mosmarrëveshje për kohën e tërheqjes”, thuhet në dokument.

E përderisa fliteshin këto çështje të ndjeshme – në pauzat mes diskutimesh, në sheshin e qytetit ku po ndodhte gjithçka, relaksoheshin në shëtitje Mimoza Kusari Lila dhe politikanja ekstremiste serbe, Sanda Rashkoviç Iviç.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani