KRAHPËRKRAH ME FASHIZMIN SERB Çka është kjo patologji e Mimoza Kusarit ndaj fashistëve serbë?

Çka është kjo patologji e Mimoza Kusari-Lilës ndaj fashistëve dhe kriminelëve serbë?

E keni parë në VOX Kosova fotografinë e publikuar të Mimoza Kusari-Lilës me një politikane serbe, fashiste e agresive kundrejt shqiptarëve, Sandra Rashkovic Iviç, e bija Jovan Rashkoviç-it, i cili, përveçse njihet për aplikim të elektroshokut ndaj grave kroate për eksperimente perverse dhe kënaqësi personale, ishte edhe bashkëudhëtar i pandashëm i kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiç.

Rashkoviç njihet mirë edhe sesi përmes pamfletëve të tij kishte ushqyer urrejtjen e serbëve për popujt e tjerë në Jugosllavi.

Kurse e bija, shoqja e Mimozës, e inspiruar nga babai, ishte e angazhuar edhe në kompletimin e dosjes së shtetit serb kundër UÇK-së, e cila përfundimisht u publikua si raport i Dick Marty-it.

Dobësia patologjike e Mimoza Kusarit ndaj fashistëve dhe kriminelëve serbë nuk është as lapsus i saj e as befasi për ne; ajo është simptomë e një deformimi të thellë moral dhe politik. Jemi dëshmitarë të gjithë se si në komunikimet me Milan Radojiçiç-in, ajo u vetë-reduktua në një të nënshtruar, duke i raportuar me servilitet figurës së padronit.

Për mua befasi nuk janë as temat që i diskutoi në takimin e saj në Zvicër me përfaqësues të Listës Serbe e të Qeverisë së Serbisë, kur flet me ta deri edhe për amnistim të terroristëve që sulmuan shtetin e vranë polic të Kosovës.

Me e rëndë se të gjitha këto bashkë, është mënyra se si Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar këtij lajmi.

Ajo, duke konfirmuar këtë takim me krimin, në fund të statusit të saj, në të cilin jo kërkim falje, po s’ndjen nevojë as për shfajësim e shpjegim, thotë: Ju falënderoj për besimin e madh që i keni dhënë koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit.

Pra, a e kuptoni. Mimoza Kusari-Lila e vetëzhveshur krejtësisht nga dinjiteti shihet se nuk ka as kompas moral e as kurrfarë busulle vlerash.

E vetmja matje që e bën Kusari-Lila është me sasinë e votave që i merr.

Derisa vazhdon t’ia hedhe popullit dhe t’ua rruajë votën, gjithçka në rregull.

Meqë s’ka trohë ndërgjegje dhe është rehat sepse e ka normalizuar të krimbjen personale e kombëtare ajo nuk ndjen as nevojë bazike morale për të dhënë qoftë edhe një jusfitikim miniaml për ecjen e turpit krahpërkrahë me fashizmin serb.

Por, siç do na thoshte vetë ajo, derisa merr vota edhe kështu, pse jo.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani