WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

Përderisa për punën e tij në Hagë ka akuza ende të hapura se ka angazhuar e punuar me informatorë – një prej tyre, Faik Imeri, një personazh kontravers – për të sjellë dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së, në SHBA është zbuluar edhe me dokumente se ka paguar “spiunë”.

WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

Jack Smith në Hagë

Kur Jack Smith po punonte në hetim e më pas në aktakuzë kundër Donald Trump, dokumentet tregojnë se metodat ishin gati të njëjta me ato që aplikoi në ndjekjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përderisa për punën e tij në Hagë ka akuza ende të hapura se ka angazhuar e punuar me informatorë – një prej tyre, Faik Imeri, një personazh kontravers – për të sjellë dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së, në SHBA është zbuluar edhe me dokumente se ka paguar “spiunë”, shkruan VOX Kosova.

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nxjerrë dokumente që tregojnë se Zyra e atëhershme e Prokurorit Special Jack Smith miratoi në vitin 2023 pagesën e 20.000 dollarëve për një burim konfidencial, për të dhënë informacione në kuadër të hetimit për përpjekjet e presidentit Donald Trump dhe mbështetësve të tij për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas Just the News, ky zbulim përfshihet në një seri dokumentesh të reja që drejtori i FBI-së, Kash Patel, ia dorëzoi Kongresit këtë javë dhe që ofrojnë më shumë qartësi mbi taktikat dhe shtrirjen e hetimit që agjentët dhe prokurorët përdorën për të tentuar të ndërtonin një çështje se Trump, avokatët dhe aleatët e tij kishin shkelur ligjin duke tentuar të nxisnin përkrahës të mësyenin Senatin dhe Kongresin.

Kreu i FBI-së, Kash Patel, i tha Just the News se ky zbulim tronditës për pagesën e një spiuni ishte dëshmia më e fundit se hetimi “Arctic Frost” përbënte një “abuzim të rëndë me pushtetin dhe shkelje të ligjit”.

Dokumentet tregojnë për disa përpjekje të mbikëqyrësve të FBI-së për ta bërë vetë Trump “subjekt” të hetimit – ide që përfundimisht u hodh poshtë.

Një komunikim elektronik “dokumenton miratimin prokurorial, në formën e një emaili dakordësie nga këshilltari i Prokurorit Special, Raymond Hulser, më 02.06.2023, për një pagesë në shumën 20.000,00 dollarë për [emër i redaktuar] për informacionin e ofruar në mbështetje të hetimit të përmendur”, thuhet në një memorandum.

“Pagesa u diskutua nga Raymond Hulser dhe Ndihmës-Prokurorja Speciale Julia Gegenheimer me Prokurorin Special Jack Smith”, thuhet aty.

Dosja e FBI-së, tregon zinxhirin e miratimit, me një agjent të FBI-së që i shkroi zyrës së Smith më 2 qershor 2023.

“Siç u diskutua, kërkojmë dakordësinë e zyrës suaj për pagesën tonë të propozuar prej 20.000 dollarësh për ofrimin e informacionit nga burimi konfidencial (CHS) në mbështetje të hetimit”, shkroi agjenti.

Hulser u përgjigj shkurt: “Dakord, faleminderit”.

Për këtë zbulim të ri, ka reaguar edhe vetë presidenti Donald Trump, duke thënë se Smith duhet të ishte në burg.

“Jack Smith i çmendur duhet të ishte në burg për gjithçka që ka bërë për ta turpëruar vendin tonë!”, ka shkruar ai.

Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se çfarë ka bërë Smith është një abuzim i rëndë.

“Nën udhëheqjen time, FBI po prodhon dokumente me një shpejtësi rekord për t’ua sqaruar faktet popullit amerikan. Ajo që ndodhi në çështjen ‘Arctic Frost’ ishte një abuzim i rëndë me pushtetin dhe shkelje e ligjit. Kjo FBI është e përkushtuar të rikthejë llogaridhënien dhe besimin e publikut”, tha ai për Just the News.

Por, cilat janë pretendimet për Jack Smith se punoi gati njëjtë edhe në Hagë kundër krerëve të UÇK-së?

Një raport i ish-agjentit të DEA-s amerikane, John Moynihan, kishte zbuluar se si ish-kryeprokurori Jack Smith kishte përdorur Faik Imerin si ndërmjetësues për sjelljen e dëshmitarëve të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së.

Njëri ndër ta ishte Halit Sahitaj, i cili sipas deklaratës së vetë tij, ishte nxitur nga Imeri të jepte dëshmi të pavërteta në Hagë.

Jack Smith, sipas dëshmisë së Sahitajt, ishte katalizatori kryesor i skemës së falsifikimit të dëshmitarëve. Ai rrëfente se si Smith kishte komunikime të vazhdueshme me Faik Imerin, i cili nga ish-kryeprokurori përdorej si një lloj ndërmjetësuesi për sjelljen e individëve që do të jepnin dëshmi të fabrikuara në dëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Imeri kishte mbështetjen e plotë nga Smith. Paraqitej si agjent i CIA-s me emrin Florian, por më vonë identiteti i tij ishte zbuluar. Për këtë histori, emisioni Opinion në TV Klan kishte prodhuar një dokumentar të gjatë që ofronte detaje tronditëse.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Ali Ahmeti përkrah protestën në mbrojtje të UÇK-së

Isa Mustafa

U TRAJTUAN KEQ Mustafa për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Procesi është shumë i rëndë, s’e ka paramenduar askush

ZOTËRI VIKTIMIZIMI Abdixhiku thotë se ka “mllef dhe zell” për ta sulmuar atë

FAKT YOU

DREJTËSI, JO POLITIKË Sami Lushtaku përkrah protestën në mbrojtje të UÇK-së

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin