Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar që ta komentojë dorëheqjen e Liburn Aliut, nga pozita e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Nuk është as vendi, as dita për këtë çështje”, tha Kurti për gazetarët pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, kur u pyet për largimin e Aliut nga Qeveria dhe nëse i njëjti do të bëhet pjesë e Qeverisë së Shqipërisë, sipas disa raportimeve të mediave.

Liburn Aliu, ka dorëzuar letrën e dorëheqjes së tij nga detyra e ministrit të mërkurën. Ky largim, ai njoftoi se vjen pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Aliu është njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje.