Deputeti i partisë “Guxo”, Nezir Kraki, ka thënë se nuk ka njohuri se për çfarë arsyeje Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
“Përveç që po i kryen punët, Qeveria nuk është se bëri diçka. Nuk munda me lidh me diçka konkrete. Duhet sqarim pak më i detajuar”, tha Kraki në një bisedë të shkurtër për VOX Kosova.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.









