Kampi i Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë ndonëse është me disa zona të mbyllura nga Inspektorati Sanitar që është duke e përpiluar raportin final, Ministri që do të duhej të merrej më së shumti me këtë çështje, po vazhdon ta injoroj interesimin e VOX Kosova.

Xhelal Sveçla i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ik. Si zakonisht. Edhe kësaj radhe nga kamera dhe pyetjet e VOX Kosova.

Gjithsesi, hapa në këtë drejtim janë marr nga Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilët pritët të shkojnë për një vizitë inspektuese atje.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e AAK-së që ishte iniciatorja e kësaj vizite tregoi që kishte deputetë në komision që s’patën entuziazëm për t’u realizuar vizita.

“Deputetët tjerë në parim ishin jo shumë kundër por u panë që nuk ishin në disponim që të përgjigjeshin ftesës për me shku me e bë një vizitë mirpo nëse nuk realizohet kjo si komision, unë do të shkoj ta vizitoj vet”, tha Bytyqi.

Ajo ia kujtoi edhe kryetarit të Komisionit, Mefail Bajqinovicit se Stacioni i Policisë në Kodrën e Trimave ishte mbyllur me iniciativë të tij, dhe kishte gjendje të ngjashme më atë në Mitrovicë.

“Së pari unë në momentin që e kam parë këtë gjendje të mjerueshme në Kampin “Enver Zymeri” menjëherë e kam paraqitë kërkesën tek Kryetari i Komisionit për Cështje të Sigurisë dhe kam kërkuar që të bëjmë një vizitë si komision.  Ne e dimë shumë mirë që pikërisht kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci, e ka ndodhë një rast ku është mbyllë një kamp në Kodren e Trimave, pikërisht ka qenë gjendja kjo ku ka kërku ai personalisht me u mbyllë dhe është mbyllë por tash në moment që e kemi pa atë gjendje normal nuk është e hijshme dhe nuk është e shëndetshme që policët tanë të qëndrojnë në atë kamp”, deklaroi deputetja e AAK-së.

Moskokëçarja e Bajqinovcit u pa edhe pasi ekipi i VOX Kosova u interesua për këtë çështje. Edhe ai i iku kamerës.

Pushtetit, nuk i ka mbetur gjë tjetër pos që krejt ato planifikime buxhetore që i kanë ndarë për tre radhazi, t’i implementoj në terren.