“Idiot ndërkombëtar” është përshkrimi që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë Prokurorit të Speciales, Matt Halling.

Këto komente, Rama i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi që Halling, në fjalën përfundimtare të Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin, ish-Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dhe ndërkombëtarët e tjerë, ishin mashtruar nga Hashim Thaçi, ish-drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”, shkroi Rama.

Prokurori Halling në fjalën e tij vëri në dyshim edhe motivet e Rubin-it, Clark-ut e të tjerëve ndërkombëtarë për intervenim në Kosovë.

“Ajo që James Rubin, Ëesley Clark, dhe disa nga ndërkombëtarët e tjerë nuk e kuptojnë është se gatishmëria e Thaçit për të mbuluar atë që po ndodhte ndikoi në aftësinë e tyre për ta kuptuar realisht se si funksiononte UÇK-ja”, tha Prokurori Matt Halling.

Prokurori Halling pretendoi se Rubin dhe Clark “në veçanti u treguan se nuk kishin asnjë interes për ta kuptuar vërtet këtë”.