Pasi që u nominua si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti, filloi fushatën e vjetër të tij duke e ndërlidhur opozitën kosovare me Listën Serbe.
“Përputhja në votime e opozitës kosovare me Listën Serbe për besë është e frikshme. Pra, nuk është duke ndodhur ky sinkronizim vetëm në Kuvend, ku votonin kundër Albulena Haxhiut, votonin kundër meje, votonin kundër Glaukut, e veç vërejeni me kujdes: kur ishte në pyetje Lisa Serbe, maksimumi i kundërshtimit të tyre është abstenimi”, tha Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Opozita, Kurti pretendon se “kundër Listës Serbe nuk voton”. “Maksimumi është abstenimi. Ky sinkronizim në Kuvend në fakt është i përcjellur edhe në institucione të tjera, siç është Komisioni Qendror Zgjedhor”, shtoi.








