Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është mandatuar si kandidat i VV-së për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
Që të jetë Kurti kandidat i VV-së për Kryeministër, votuan të gjithë delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
“Konstatoj që me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes – pra unanimisht – konstatojmë që kryetari ynë, zoti Albin Kurti, të jetë kandidati ynë për kryeministër të Republikës së Kosovës,” deklaroi kryesuesja e Këshillit të VV-së, Arbërie Nagavci.









