Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“I nderuar z. Bedri Hamza, ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai i ka uruar suksese në mandatin e tij dhe i ka ofruar bashkëpunim “në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”.