Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se oferta e fundit e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që t’ia ofrojë nënshkrimet kandidatit të LDK-së, ishte skenar që do të ia mundësonte kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje të zgjidhet Presidente.
“Ftesa ishte për me e ba një kandidate të dytë dhe me ia mundësu kandidates së Vetëvendosjes me u zgjedh Presidente e Republikës së Kosovës”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Ajo ka theksuar se atë që nuk ia ka dhënë populli i Kosovës nuk munden të ia japin ata.
“Çka jemi t’u ba na me ia dhanë votat një Kryeministri, për me i kap krejt shtetin e Kosovës a krejt institucionet. Nuk ia ka dhanë populli, s’mundemi me ia dhanë na. Nuk ia ka dhanë me e pas Presidentin e Republikës së Kosovës, prandaj nuk mundet me pas edhe kjo duhet me qenë e qartë për Vetëvendosjen, s’mundet me i pas institucionet dhe s’mundet me e pas krejt shtetin e Kosovës”, deklaroi ajo në një konferencë për media nga holli i Kuvendit.
Paraprakisht, edhe Kurti doli në një konferencë për media, duke kërkuar që ta di emrin e kandidatit të LDK-së për President, por nuk tregoi se për kë voton VV-ja.








