E PAPUBLIKUAR Hashim Thaçi intervistohet nga gazetari Michael Martens

Gazetari gjerman edhe më herët ka folur për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

E PAPUBLIKUAR Hashim Thaçi intervistohet nga gazetari Michael Martens

Gazetari gjerman Michael Martens ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e cila ende nuk është publikuar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një bashkëbisedimi në komente në platformën X.

Në njoftimin e tij, Martens përmend edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, si dhe presidentin amerikan Donald Trump, por pa dhënë më shumë detaje.

Gazetari gjerman edhe më herët ka folur për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Gjyqi i fundit i madh për krime lufte në Ballkan po i afrohet fundit. Argumentet përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësit të guerilëve (dhe më vonë president i Kosovës së pavarur), Hashim Thaçi, janë paraparë të mbahen më 9–13 shkurt 2026. Cilido qoftë aktgjykimi, ai do të prekë edhe NATO-n”, kishte shkruar Martens.

Martens së fundmi ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “nuk duket e vetëdijshme për dallimin mes përfaqësimit të interesave shtetërore dhe një forme ‘prostitucioni intelektual’”, në një koment të tij në rrjetin social X, lidhur me premierën e dokumentarit “Melania” në Prishtinë, e cila u mbajt nën patronazhin e Presidencës.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin