Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka komentuar për procesin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në një postim të tij në platformën X, Martens ka shkruar se verdikti i këtij gjyqi e prek edhe NATO-n.

“Gjyqi i fundit i madh për krime lufte në Ballkan po i afrohet fundit. Argumentet përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësit të guerilëve (dhe më vonë president i Kosovës së pavarur) Hashim Thaçi janë paraparë të mbahen më 9–13 shkurt 2026. Cilido qoftë aktgjykimi, ai do të prekë edhe NATO-n”, ka shkruar ai.

Martens është aktiv me zhvillimet në Kosovë, por edhe në Ballkan në përgjithësi.

The last major war crimes trial of the Balkans is nearing its end. The closing arguments in the case against former guerrilla leader (and later president of independent Kosova) Hashim Thaci are scheduled for February 9-13, 2026. Whatever the verdict, it will also concern NATO

— Michael Martens (@Andric1961) November 27, 2025