Si “turpi i drejtësisë së këtij shekulli” e ka konsideruar Gjykatën Speciale ish-nënkryetari i Organizatës së veteranëve të dalur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë në Klan Kosova të hënën, në ditën kur nisin fjalët përfundimtare të palëve në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Çfarëdo vendimi të marrë, kjo gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr vendim lirues, kjo gjykatë do të jetë trupi i këtij shekulli, sepse i ka bërë të gjitha shkeljet mundshme”, tha Haradinaj.









