Pasi që VOX Kosova raportoi për dy ditë me radhë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndodhet në Greqi së bashku edhe me bashkëshorten e tij Rita Augestad Knudsen, si pjesëmarrës në Simpoziumi SYMI, vetë Kurti e ka konfirmuar se gjendet atje.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tregoi se është duke marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI në Greqi, i cili po mbahet me temën “Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning – Empowering Democracy and Taming Power” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).

Kryeministri tregoi se ai ka qenë pjesë e panelit “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more: What complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space.” (Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukraina dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë ​​demokratike evropiane.)

Ndër të tjera, ai Kurti ka folur për rrezikun e autokratëve, të cilët sipas tij, duhet konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e kaluar.

“Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike”, potencoi Kurti.

Kurti në Greqi shkon çdo vit në kuadër të Simpoziumit të SYMI, i cili organizohet nga ish-kryeministri grek, George A. Papandreou.