“Presidentja [Vjosa] Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka thënë Learta Hollaj, shefe e kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani.
Këto komente, Hollaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pak minuta pasi që Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se ia kanë ofruar Osmanit 30 nënshkrime për kandidimin e saj, por që e njëjta i ka refuzuar.
“Kjo është gënjeshtër!”, shkroi Hollaj.









