Deputetët e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Artan Behrami, kanë thënë se Gjykata Speciale po bënë “përndjekje” ndaj ish-krerëve të UÇK-së, derisa kanë akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po hesht për këtë çështje.
Reagimi i tyre erdhi pas dëshmisë së Hashim Thaçit, i cili ka thënë se ish-gardiani dhe tani prokuror i Speciales, John Devaney, kishte kërcënuar fizikisht të paraburgosurit.
Çitaku, e ka quajtur procesin “deformim të drejtësisë” dhe ka kritikuar institucionet e Kosovës për “heshtje shurdhuese”. Ajo tha se Ministria e Jashtme dhe Presidenca duhet ta kishin këtë çështje “prioritet kombëtar”.
“E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën”, pohoi ajo në një postim në .
Behrami, po përmes një postimi në , ka vlerësuar se Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë “zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në”, duke shtuar se ish-krerët do të dalin fitimtarë edhe nga kjo betejë.