HAGA SI MOSKA Thaçi reagon ashpër për prokurorin që ishte roje burgu – e akuzon për kërcënime fizike

Në fjalën e tij, Thaçi tha se ajo që po sheh i ngjan sikur të ishte procesi i ish-opozitarit Alexei Navalny në Rusi, i burgosur nga regjimi i Vladimir Putinit.

HAGA SI MOSKA Thaçi reagon ashpër për prokurorin që ishte roje burgu – e akuzon për kërcënime fizike

Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka sjellë në sallën e gjyqit, në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prokurorin John Devaney, i cili në fakt dikur kishte qenë edhe zyrtar në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen – ku mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo ka nxitur reagim të ashpër të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi fjalën për të shprehur shqetësimin e tij me praninë e Devaney-t tash në sallë si prokuror. Krejt diskutimi ndodhi në seancën e 27 marsit 2025, dhe një pjesë e transkriptit të saj u bë publike me kërkesë të mbrojtjes.

Në fjalën e tij, Thaçi tha se ajo që po sheh i ngjan sikur të ishte procesi i ish-opozitarit Alexei Navalny në Rusi, i burgosur nga regjimi i Vladimir Putinit.

Fjala e plotë e Thaçit në këtë seancë:

“U befasova vërtet sot kur e pashë zotërinë në fjalë përpara nesh. Nuk e di emrin e tij, por kjo nuk ka rëndësi. Kur na sollën këtu në qendrën e paraburgimit, ai u prezantua herë si roje, herë si hetues në qendër, pastaj si zëvendësdrejtor i këtij institucioni e nganjëherë edhe si drejtor i qendrës së paraburgimit. Dhe ka fakte e dëshmitarë që vërtetojnë atë që po them.”

“Kjo është një gjykatë e Kosovës. Është themeluar nga Kuvendi i saj për të punuar mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës, dhe besoj se kështu do të jetë deri në fund të procesit. Megjithatë, problemet që kemi pasur gjatë këtyre katër viteve e gjysmë, gjatë kësaj periudhe, dhe meqë e shoh këtë prokuror përballë nesh, dua t’i shpreh shqetësimet e mia. I nderuar gjyqtar, zotëria në fjalë – sot prokuror; dje roje burgu – ka kryer [REDAKTUAR]. Ndërkohë që ne, të akuzuarit në procesin numër 6, nuk përdorim as cigare. Ai personalisht ka kryer, prokurori aktual, [REDAKTUAR] mekanizma brenda kësaj qendre paraburgimi.

Në raste të caktuara, i nderuar gjyqtar, i nderuar trup gjykues, ai ka ushtruar edhe ofendime fizike e kërcënime. Ky prokuror. Nga praktikat që ka përdorur, [REDAKTUAR] për të tjerët.

Dhe kjo më shqetëson kur e shoh këtë njeri sot të paraqitet përpara nesh, një roje burgu dje dhe sot prokuror, diçka që as në rastin e Navalnyt nuk është përdorur.

Së treti, i nderuar gjyqtar dhe trup gjykues, ky zotëri ka [REDAKTUAR] me avokatët tanë.

Dhe, siç thashë, jam vërtet i befasuar ta shoh këtë njeri këtu sot. Ndoshta ka kaluar një procedurë të veçantë të ngritjes në detyrë, por unë nuk ndihem rehat, dhe ne nuk ndihemi të respektuar – as ligjërisht, as njerëzisht – kur sheh dikë që deri dje ishte roje dhe sot është prokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës.”

Pas kësaj, prokurori pranoi se kishte punuar në Qendrën e Paraburgimit.

“I nderuar gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR].”

Gjyqtari Charles Smith e pyeti se deri kur, dhe ai pohoi: deri në fund të vitit 2022.

Pas kësaj, Devaney tha se një prokurore tjetër do të merrte fjalën në vend të tij.

“I nderuar gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Mund të them vetëm që znj. Iodice është e gatshme të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të mbrojtjes,” tha ai.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin