Albin Kurti, nga pozita e deputetit, në një konferencë të paprecedent për media, ka propozuar buxhet të ri, duke i ftuar kolegët e tjerë deputetë që t’ia votojnë buxhetin.

Kurti nuk ka asnjë kompetencë për këtë çështje. Si deputet, ai nuk mund të planifikojë buxhet, por duke shpërfillur të gjitha rregullat bazike të sistemit ligjor të Republikës së Kosovës, Kurti tha se ai edhe mundet edhe e ka bërë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Ai foli edhe për program qeveritar, përkundër se Qeveri nuk ka. Madje, para disa ditësh (të dielën 26 tetor), iu rrëzua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës propozimi për kabinetin e ri, pasi që ishte mandatuar nga Presidentja Vjosa Osmani për ta krijuar ekzekutivin e ri si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti dhe kabineti që ai e propozoi mori 56 vota pro, 54 kundër dhe 4 abstenuan.