Qemajl Aliut, Kryetarit të Shtimes, s’i duket asgjë fakti që kompania e nipit të eksponentit të VV-së fitoi 89 tenderë gjatë mandatit të tij.

Si arsyetim, Aliu thotë se kompania e Dashnim Jasharit s’ka lidhje me të dhe se s’flet me xhaxhain e tij, Ruzhdi Jashari.

“Kryetari i Komunës nuk jep tendera e kupton? Xhaxhai i tij ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ndoshta ai është prej pak atyre personave që unë nuk kam raporte edhe nuk flas me të”, ka thënë Aliu për VOX Kosova.

Ai e ka mohuar të ketë ndikuar në dhënien e tenderëve. “Jo absolutisht jo, e para. E dyta ajo është një operator lokal edhe e treta nuk ka asnjë lidhje me Qemajl Aliun qysh po pretendojnë me e nxjerr mediat”, shtoi ai.

Më 8 shkurt, VOX raportoi se 89 tenderë me vlerë mbi 7 milionë euro i fitoi kompania e nipit të ish-asamblistit të VV-së nga Komuna e Shtimes.