QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

89 tenderë, një kompani, lidhje politike: Si familjarët e lidhur me Vetëvendosjen po përfitojnë miliona nga buxheti i Komunës së Shtimes.

Qemajl Aliu, i vetëshpallur në vitin 2021 si “çlirimtar” i Shtimes, e ka kthyer Komunën e Shtimes në një burim përfitimesh financiare për familjarët e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kompania N.T.P. “Ardhmëria”, në pronësi të Dashnim Jasharit, nipit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për Kryetar të Komunës së Shtimes dhe ish-asamblistit të kësaj partie, Ruzhdi Jashari, ka fituar 89 tenderë nga komuna për 4 vjet.

I fundit me 28 janar të këtij viti, për ndërtimin e urave në Shtime, Godanc dhe Pjetershticë.

Në garë ka qenë vetëm një operator ekonomik, pikërisht kompania e familjarit të anëtarit të Vetëvendosjes.

Pra, jo një, jo 10-të a 20-të, as 30-të a 40-të, por 89, për vetëm katër vjet.

23 në vitin 2022.

29 në vitin 2023.

16 në vitin 2024.

20 në vitin 2025.

Dhe tash të parin për vitin 2026.

Vlera totale mbi 7 milionë e 100 mijë euro. Krejt këto para vetëm për një kompani nga komuna që e ka buxhetin vjetor 10 milionë euro.

Duke qenë e afërt me Vetëvendosjen, kompania N.T.P. “Ardhmërialidhjen e ka shfrytëzuar edhe për të fituar tender nga niveli qendror.

Në tetor të vitit të kaluar, kishte fituar një tender me vlerë prej 426 mijë e 141 euro nga Ministria e Kulturës përkatësisht nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

VOX Kosova kontaktoi me pronarin e kompanisë. Atij nuk i duket asgjë fakti që ka fituar 89 tenderë.

“Ne jemi kompani, kompania është e jona, axha veç e kam mixh absolut s’ka ndiku edhe është kanë procedurë e hapur e tenderit.  Për katër vjet çka janë 89 tendera, ka tender me vlerë të vogël na veç mos me punu atëherë ma mirë po thuani ju gazetarët mediat mos me punu na si kompani”, ka thënë Jashari.

Nga Komuna e Shtimes na thanë se “çdo kontratë është dhënë përmes procedurave të rregullta dhe pa asnjë ndikim familjar apo politik”.

Këtu nuk po flasim për një tender, as për dy, por për një skemë që është kthyer në rregull. 89 herë e njëjta kompani.

Në ndërkohë, kryetari hesht, kabineti justifikon, familjarët fitojnë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin