Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga nëna e tij, ka votuar në qendrën e tij të votimit në Gllogjan të Deçanit, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ju bëj thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë. Të vendosin për Kosovën e për vitet që vijnë. Ky është vendimi i tyre më i madh që mund ta marrin. T’i dalim krah Kosovës të gjithë”, tha Haradinaj për gazetarë pas votimit.
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, rreth 55 mijë qytetarë të Kosovës kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.








