Deri në orën 9:00 të mëngjesit, rreth 55 mijë qytetarë të Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të ekzekutuar të drejtën e tyre qytetare të votës.

Kështu lë të kuptohet në sistemin elektronik të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, në të cilin deri tani janë procesuar rreth 95% të vendvotimeve.

Kujtojmë se mbi 2 milionë qytetarë do të kenë mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.