Në përvjetorin e dytë të sulmit terrorist në Banjska, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Britania e Madhe ka kërkuar nga autoritetet serbe që kryekrimineli, Milan Radojiçiç, të dalë para drejtësisë.

“Sulmuesit, përfshirë Milan Radojiçiç-in, ende nuk janë kapur dhe sjellë para drejtësisë dhe ne i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë mbi këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën për media të ambasadës britanike në Kosovë.

Britania e Madhe ka vlerësuar profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës për rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023 dhe punën e prokurorëve për zhvillimin e aktakuzës.