Fushë Kosova do të shkojë në balotazh. Edhe një raund i dytë i zgjedhjeve do të jetë i domosdoshëm pasi që sipas EXIT POLL-it të UBO-së të publikuar në Debat Plus, VV me kandidatin Valon Prebreza atje ka marrë 39.7 për qind, ndërsa 37.9 për qind ka fituar Besnik Osmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe në Fushë Kosovë, pushteti qendror ishte koncentruar duke vendosur kandidatin që ishte i përfshirë në institucione qeveritare, Valon Prebrezën, i cili ka pozitën e shefit të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

VOX Kosova ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me aferat e dyshuara korruptive të Prebrezës që përfshijnë punësime të shumta me bazë partiake dhe ndërhyrje të vazhdueshme në borde.