Këta pasagjerë janë militantë e zyrtarë partiakë që po rehatohen në masë në punë të shtetit.

E skandal në vete është ajo që ka ndodhur në Ndërmarrjen Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina”.

Veç shikoni me vëmendje…

Besnik Rrustemi, Adnan Rrustemi i punësuar si manipulues i pompave.

Dhëndrri i Shpejtim Bulliqit, Flakron Zhitia, i punësuar si kontabilist.

Bardhyl Bardiqi, Zyrtar i Lartë në Shërbim të Ujëmatësve.

Afrim Drenica, i punësuar në Departamentin Teknik.

Genc Zariqi, inspektor.

Fadil Azemi, ujëinstalues.

Qendrim Murati, inspektor.

Militanti Durim Lahu, inspektor.

Driton Ternava, lexues.

Faton Reçica, lexues.

Shpresim Shala, lexues.

Fitim Sylejmani, shofer.

Jashtë nuk mbetën as militantët komunalë.

Kushtrim Zeneli, asamblist i VV-së në Mitrovicë, i punësuar si inspektor e i avancuar si menaxher.

Sokol Bylykbashi, ish-asamblist i VV-së në Drenas, i punësuar në Kabinetin e Kryeshefit.

Kasib Bashota, që votohej për asamblist të VV-së, i rehatuar si shofer.

Fadil Spahiu, ish-asamblist i VV-së në Lipjan, i punësuar si zyrtar në shërbimin e konsumatorëve.

Vazhdojmë me militantët tjerë, miqtë e Valon Prebrezës, kumbarës së punësimeve të VV-së:

Kushtrim Mirena.

Kushtrim Berbatovci.

Ridvan Godeni.

Mirsad Elezi.

Kosovar Ademi.

Sead Pllana, Arif Gashi, Muhamet Berisha e Agron Bajqinca.

Dhe këta nuk janë të vetmit. Përjashtim këtu s’bën as kryeshefi i Ndërmarrjes, Arsim Fetahu.

Në këtë foto që po shihni, ai është bashkë me Valon Prebrezën, gjersa ky i fundit bën fushatë për Vetëvendosjen.

Në tjetrën, shfaqet me Albin Kurtin.  

Për meritë të kryeshefit, u punësuan edhe miqtë e vëllait të tij, Muharrem Hyseni e Valon Hyseni, bashkëfshatarë të Fetahut.

E Valon Prebreza, që ishte  emëruar nga Ministrja e Kurtit, Artane Rizvanolli, në departamentin që monitoron Ndërmarrjet Publike, tash kandidon për kryetar të Fushë Kosovës nga kjo parti.

Për këtë që po ndodh në KRU Prishtina dhe lidhjet e tij me punësimet partiake, Prebreza nuk pati përgjigje.

Heshtjen e zgjodhi edhe kryeshefi Fetahu, kur u pyet nga VOX Kosova.

Këtu nuk bëhet fjalë më për menaxhim të ujit, por për menaxhim të militantëve.

Qeveria Kurti fliste për meritokraci, por po praktikon militantokraci.

E këto janë ato që ne i dimë deri më tash. E me gjasë, ne akoma dimë shumë pak për ta.