Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë”, thuhet në njoftimin qeveritar.
Në njoftim thuhet se Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Frances, Emmanuel Macron.”








