Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për funksionalizimin e institucioneve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Bëhet me dije se Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu “për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”.









