Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se në aksionin inspektues të zhvilluar gjatë 48 orëve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë ka ndaluar punën në 27 vende.

Punimet janë ndaluar në katër lokacione në Prizren, dy në Pejë, nëntë në Prishtinë, gjashtë në Ferizaj dy në Drenas e të tjera.

Ky aksion ka ardhur me vendim të Ministrit të Punës, Andin Hoti, për inspektime të jashtëzakonshme, pas humbjes së jetës së shtatë punëtorëve në vendin e punës në katër muajt e parë të vitit 2026.

Siç njoftohet, të gjitha subjektet që u është ndalur puna dërgohen në Gjykatë për kundërvajtje lidhur me shkeljet që janë gjetur nëpër vendet e punës.

“Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara. Procesi i riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullsive”, tregohet ndër të tjera.