Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës është rikonfimuar si kryetar i Prizrenit.

Totaj ka marrë 53,86 për qind apo 25,326 vota në garën për balotazh që u zhvillua këtë të diele. Ndërkaq Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46,14% apo 21,699 vota.