Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, do të zgjidhet Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, njëherit Kryetar i PS-së, Edi Rama, në asamblenë kombëtare të socialistëve.

Rama deklaroi se Peleshi është njeriu i duhur për të drejtuar Kuvendin. Ai në këtë pozitë do ta zëvendësojë Elisa Spiropalin.

Ndërsa, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, do të jetë nënkryetare e Parlamentit.

Peleshi është një nga figurat më të rëndësishme të PS-së. Ai ka qenë Ministër i Mbrojtjes, zëvendëskryeministër, shef i Grupit Parlamentar të PS-së, Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe drejtues politik i këtij çarku.