Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, është e sigurt dhe do të jetë në Oslo, ka bërë me dije Instituti norvegjez për Nobel nëpërmjet një deklarate këtë të mërkurë.

Ajo nuk do të arrijë në kohë për ceremoninë e ndarjes së çmimit, por do të arrijë në kryeqytetin norvegjez më vonë.

“Laureatja e çmimit Nobel për paq, Maria Corina Machado, ka bërë krejt çka mundur për të ardhur në ceremoni sot. Një udhëtim në rrezik ekstrem. Edhe pse ajo nuk do të mund të mbërrijë për ceremoninë dhe ngjarjet e sotme, ne jemi shumë të lumtur të konfirmojmë që ajo është e sigurt dhe do të jetë me ne në Oslo”, thuhet në deklaratën e institutit.

Më herët u raportua se ajo nuk ka arritur të dalë fare nga Venezuela për shkak të një ndalese për udhëtime jashtë vendit që ajo ka tash e një dekadë, por njoftimi i institutit qartëson se ajo do të udhëtojë për në Oslo vetëm se nuk do të mund ta pranojë çmimin gjatë ceremonisë zyrtare, ku pritej të dekorohej nga mbreti norvegjez në prani të liderëve të Amerikës Latine.