Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska do ta marrë rajonin Donbas të Ukrainës “me mjete ushtarake ose të tjera”, duke këmbëngulur në një nga kërkesat e tij kryesore ndërsa zyrtarët ukrainas përgatiten për më shumë bisedime paqeje që ende nuk kanë sjellë një marrëveshje.
“Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore”, ka thënë Putin për India Today përpara një vizite në New Delhi, sipas një klipi të shfaqur në televizionin shtetëror rus.
Putin ka mbërritur për një vizitë dyditore në Indi, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara një samiti vjetor që mbahet nga të dy vendet.
Rusia dhe India pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh gjatë vizitës, e cila vjen disa muaj pasi SHBA rriti presionin ndaj Indisë që të ndalojë blerjen e naftës ruse.
Ajo vjen gjithashtu në një kohë kur administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po zhvillon një seri bisedimesh me Rusinë dhe Ukrainën në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.









