Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu është drejtuar të premten anëtarësisë së partisë, ku është zotuar se do t’i bashkojë të gjithë.
“Anëtarësisë së Lidhjes, Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur. Ata që ende besojnë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Këtë do ta bëjë sepse, siç pohon ai, LDK-ja “ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh”. “LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj”, shtoi.
“Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, përfundoi ai.
Ky reagim i Abdixhikut vjen një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të merret vendimi për të garuar në një listë me ish-Presidenten Vjosa Osmani, e cila pritet që t’i prijë kësaj liste.









