Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Gjatë një deklarimi për media, ai u pyet se kur pritet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Rama dha një përgjigje jo të zakonshme, duke e renditur anëtarësimin në BE mes gjërave që, sipas tij, nuk mund të parashikohen.

“Kur Shqipëria do t’i bashkohet Bashkimit Evropian? Janë tri gjëra që nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Ndërkohë, Kosovën në këtë samit po e përfaqëson ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Samiti mbledh udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin.