Një zjarr ka përfshirë një hotel në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, pesë prej të cilëve janë shtetas të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka shkruar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se tre prej të lënduarve po trajtohen në Tiranë, ndërsa një në Vlorë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.