Një zjarr i madh ka përfshirë një depo me goma në fshatin Vrellë, pranë autostradës Prishtinë-Prizren.

Përpos tymit të madh, zjarri ka prekur edhe Kampin e Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, ku zjarrfikësit e Kosovës, por edhe Policia, është dashur të ndërhyjnë.

Deklarime zyrtare ende nuk ka. Se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe dëmin, ende nuk dihet, por deri tani dihet se dëmi është vetëm material.

Dukagjini ka publikuar video ku shihen zjarrëfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në Kampin e Njesive Speciale.