Partia që udhëheq me El Salvadorin ka kaluar një projektligj për të ndryshuar rrjedhjen e zgjedhjeve, duke hapur rrugë për Presidentin Nayib Bukele që të shërbejë edhe një mandat tjetër.
Të enjten, 57 antarë të Konfresit kanë votuar në favor dhe tre kundër ndryshimit kushtetues që alon ri-zgjedhje presidenciale pa limite në mandate, si dhe e zgjat mandatin presidencial nga pesë në gjashtë vjet e eleminon balotazhin zgjedhor.
Bukele fitoi mandatin e dytë vitin e kaluar përkundër një ndalese të qartë në kushtetutën e vendit. Gjykata më e lartë e El Salvadorit, e mbushur me gjykatës të afërt me Bukelen, vendosi më 2021 se është e drejtë njerëzore e një lideri që të garojë përsëri.
Pas ri-zgjedhjes së tij vitin e kaluar, Bukele u tha gazetarëve se “ai nuk mendon që një reform kushtetuese do të jetë e nevojshme”, por anashkaloi pyetjet nëse ai do të tentojë të garojë edhe për mandatin e tretë.
Me reformat e së enjtes, Bukele, që gëzon mbështetje të madhe për shkak të fushatës së tij kundër grupeve kriminale, do të ketë mundësi të garojë përsëri.
“Faleminderit që bëtë historinë, deputetë të dashur”, tha Ernesto Castro, kryetari i Asamblesë Legjislative, pasi u numruan votat.









