Që nga 29 prilli, Qeveria e Kosovës është në detyrë, por përkundër kësaj Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar katër zëvendësministra.
Më 8 maj, Triera Kasumi-Berishën e emëroi në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Ekonomisë.
Më 1 maj, Kurti emëroi tre zëvendësministra.
Ali Dulën e emëroi zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Agon Batusha u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ndërsa, Hysni Mehanin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.
Nga opozita kanë thënë se këto emërime janë “zhvatje e buxhetit” dhe “abuzim me pozitën zyrtare”.
“Kjo është zhvatje e buxhetit – është abuzim me pozitën zyrtare. Dhe dëmi nuk është vetëm te paratë që po shpenzohen sot. Dëmi është te standardi që LVV-ja ka vendosë: me trajtu shtetin si pronë partiake, si mjet për me i shpërbly militantët”, shkroi ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në Facebook, më 2 maj.








