Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është e mundshme që zgjedhjet e prillit të shmangen, nëse kandidatë për president janë figura të pranueshme që evitojnë krizën parlamentare.
Deputeti ka deklaruar se aktivisti shqiptar në SHBA, Harry Bajrakatari, është një kandidaturë për të cilën jo vetëm do të votonte por do të ngritej në këmbë për ta bërë një gjë të tillë.
Opsione tjera të pranueshme për Haradinajn janë edhe Jim Xhema e Rrustem Geci.
“Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerike kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohna në këmbë kur e votoj. Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat”, ka thënë Haradinaj.









