ZGJIDHJE APO VAZHDIM I NGËRÇIT Edhe një përpjekje për ta konstituuar Kuvendin

Sot mbahet përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit.

ZGJIDHJE APO VAZHDIM I NGËRÇIT Edhe një përpjekje për ta konstituuar Kuvendin

Avni Dehari, në një nga seancat konstituive

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, në një tentativë tjetër për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Të dielën, Vetëvendosje propozoi tre emra: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën. Asnjëri nga ta nuk i mori votat.

Partia Demokratike e Kosovës, ani pse kishte thënë se nuk kishte votë vetëm për kandidatët që janë edhe ministra, të dielën abstenoi.

Por, në një deklarim të djeshëm për VOX Kosova, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se nuk kanë votë kundër kandidatit Basha.

“Ne, ashtu siç ishim dakorduar në grupin parlamentar, kërkuam pak pauzë; jo pse kishim votë kundër apo pse do ta refuzonim një propozim të tillë, por thjesht donim të siguroheshim që Lëvizja Vetëvendosje e ka seriozisht kandidimin e zotit Dimal Basha”, tha Çitaku.

Me zgjedhjen e kryetarit, në procedurë do të vendosej në pako edhe zgjedhja e nënkryetarëve.

Me konstituimin e Kuvendit, do t’i hapej rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti, kreu i VV-së, ka thënë se i kanë votat.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani