Ish-Presidentja e Kosovës dhe bartësja e listës së LDK-së në zgjedhjet e kësaj të diele(07 qershor), Vjosa Osmani, pret që “vendi të dalë nga kriza” pas procesit të sotëm elektoral. Sipas saj, është gjë e mirë që “jemi kthyer tek qytetarët”.

“Kështu që vërtetë kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do të nxjerrë vendin nga kriza dhe shyqyr që jemi kthyer te qytetarët që ata ta bëjnë këtë punë”, tha ajo.

Në Kosovë këtë të dielë (07 qershor) po mbahen Zgjedhjet e Jashtëzakonshme. Brenda pak më shumë se gjashtë muajsh, ky është procesi i dytë elektoral të cilit po i nënshtrohet vendi. Ish-Presidentja, Vjosa Osmani, ani pse bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është kandidate për kryeministre – pasi synon edhe një mandat të ri në krye te Presidencës.