Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka uruar që të fitojnë ata që bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë.
“Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtar, që i cojnë proceset përpara me një vizion të mirëfillt për të ardhmen tonë, për më të dashurit tonë, për fëmijtë tanë”, tha Rama.
Ai uroi që sot të fitojë kryeqyteti, “të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tonë”.









