311 mijë e 11 qytetarë kanë votuar deri në ora 14:00 për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani kanë votuar 15.87 për qind e qytetarëve.
Nëse krahasohet me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kanë votuar 2.73 për qind më pak.
Në zgjedhjet e kaluara në orën e njëjtë kishin votuar 18.60 për qind.










