Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.
“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit i ka ftuar qytetarët e Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.









