Kur janë numëruar 100% të votave të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 36.96 për qind, apo 622 vota, duke u renditur e para, por me një përqindje më të vogël në krahasim me format e tjera të votimit.
Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 26.14%, apo 440 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 12.30 për qind, apo 207 vota.
Lista Serbe me 10.75 për qind, apo 181 vota. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka grumbulluar 7.13 për qind apo 120 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, VV-ja ka marrë 50.72 për qind, PDK-ja 20.40 për qind, LDK-ja 13.29 për qind dhe AAK-ja 5.52 për qind.









