“Bazuar në mostrën e rezultateve, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, ka thënë Aleksandër Vuçiç, bartësi i listës “Serbia e Bashkuar”, nga selia zgjedhore e Partisë Progresive Serbe (SNS), raporton media serbe Danas.
Ai njoftoi se lista e studentëve ka rreth 135 deri në 140 deputetë, ndërsa SNS ka rreth 105 mandate.
“Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate. Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, tha Vuçiç.
Vuçiç dhe Partia Progresive Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.
Vuçiç kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit për të garuar si kandidat për Kryeministër.
Këtë të diel, në Serbi u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku votuan rreth 70 për qind e qytetarëve.
Shqiptarët në këto zgjedhje garuan në një listë të përbashkët me emrin “Koalicioni Shqiptar”, të cilës i printe Shaip Kamberi.









